Identifikimi i autorit të vrasjes në Yzberisht, policia jep detajet

27 vjecari Jashar Meta, banues në Tiranë, është tashmë i dyshuari kryesor për vrasjen e tregëtarit Petrit Kurti. Në një dalje për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Bernard Çaushaj ka dhënë detajet lidhur me rezultatet hetimore që kanë cuar në këtë përfundim.Sipas tij Jashar Meta ishte arrestuar më 6 tetor për “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit të gruas së viktimës. Mësohet se blute e komisariatit nr.3 kanë gjetur armën e krimit në banesën e të dyshuarit, që më pas gjatë ekspertizës ka rezultuar se ka qenë e njëtja armë e përdorur në vrasjen e vrasësit të pronarit të marketit, Petrit Kurti, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 23 gusht të këtij viti në Yzberisht ku 52-vjeçari Petrit Kurti u vra me armë zjarri brenda marketit të tij. Ai u qëllua me dy plumba nga autori i krimit, duke mos arritur të mbijetojë.Për kapjen e tij policia e Tiranës kishte vënë një shpërblim prej 10 mijë euro, për cdo informator që mund të jepte të dhëna që do të çonin në ndalimin e tij.Policia ka publikuar më herët edhe pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë së marketit, ku shfaqet ekzekutori, që është i veshur me një palë xhinse, një bluzë blu, ndërsa në kokë mban një kapelë me ngjyrë të kuqe.