67-vjet OKB, ceremoni zyrtare në Tiranë

67-vjetori i hyrjes në Fuqi të Kartës së OKB-së është finalizuar me një një ceremoni zyrtare në ambjentet e Hotel Tiranë nën prezencën e përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë, kryeministrit të vendit Sali Berisha, krerëve të përfaqësive Diplomatike të akredituar nëTiranë, përfaqësues të shoqërisë civile,organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të OKB-së.Në fjalën përshëndetëse Koordinatorja e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun tha se në ditën e OKB-së , agjensia e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri promovoi "Fushatën e ardhmja që ne duam" dhe se OKB-ja do të fillojë një fushatë konsultimesh të gjera me publikun ne 50 vende të botës, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, ku do të kontribohet në hartimin e axhendës ndërkombëtare të zhvillimit mbas vitit 2015.Ndërsa Zv. Ministri i Jashtëm Selim Belortaja në fjalën e tij tha se për shqipërtarët mbeshtetja që jep OKB mbetet thelbësore.OKB-ja në Shqipëri mbeshtet prioritet kombëtare dhe sfidat e zhvillimit të vendit në fushën e qeverisjes , rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal dhe vendor dhe politikave sociale gjithepërfshirëse.