Komisioni hetimor i PS për MM, Gjoni zbardh objektivat
Komisioni hetimor mbi Ministrinë e Mbrotjes do të ketë të njëjtIn objekt me atë të mbikqyrjes parlamentare.Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni zbardh objektivat e nismës së propozuar nëpërmjet 35 deputetëve të PS-së për një komision hetimor mbi Ministrinë e Mbrotjes. Hetimi sipas tij do të orientohet tek përgjimet e SHIU-t, shitja e armëve nga MEICO dhe e pronave.Deputeti Gjoni thotë se më ketë hetim nuk synohet përbaltja e punës së kësaj Ministrie dhe se kërkesa erdhi e detyruar nga bllokimi antiligjor dhe antikushtetues i mbikëqyrjes parlamentare nga ana e ministrit Imami.Një ditë më parë, socialistët bënë publike nismën e tyre për një komison, i cili do të ushtrojë "Kontrollin e Zbatimit të Ligjit në Veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Strukturave në Varësi të Saj për Periudhën Janar 2010 - Tetor 2012".Opozita e kërkon që Komisoni me një afat 5-mujor të ketë në përbërje 9 anëtarë, dhe kryetari të jetë një deputet socialist.