Panariti në Varshavë, merr pjesë në takimin e Vishegradit
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti ndodhet në Varshavë ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Nismës së Vishegradit (Poloni, Hungari, Republika Çeke, Sllovaki) me homologët e tyre të Ballkanit perëndimor.Në takimin e Varshavës, me ftesë të presidencës polake të Nismës së Vishegradit do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë si dhe Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit, z.Stefan Fyle. Presidenca polake e Nismës së Vishegradit ka ftuar për të marrë pjesë në këtë takim edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Enver Hoxhaj.Në qëndër të këtij takimi do të jenë diskutimet lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE dhe sesi eksperienca e vendeve të Nismës së Vishegradit, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë mund të kontribuojnë në këtë proces.Gjatë punimeve të këtij takimi, ministri Panariti do të takohet me homologë të tij nga vendet e rajonit dhe vendet antare të Nismës së Vishegradit.