Drejtuesit e "Zonjës" në "San Siro" për të ndjekur bomberin Sanches

Supersfida  mes Milanit dhe Barcelonës, do jetë një mundësi e artë edhe për drejtuesit e Juventus, për të parë nga afër dhe për të nisur  bisedimet me katalanasit për Alexis Sanchez.Drejtori sportiv i bardhezinjve, Beppe Marotta, ka gati një ofertë për katalanasit. Ai kërkon të marrë lojtarin në formë huazimi për një vit duke paguar një shifër rreth 5 milionë Euro dhe në Korrik të vitit 2014 të paguaj edhe 20 milionë të tjera, një total prej 25 milionë Eurosh në tre këste.  Sonte në mbrëmje pritet që të kemi një takim kokë me kokë mes stafit të juventusit dhe atyre të Barcelonës. Ky takim pritet që të vendosë pikat mbi i rreth të ardhmes së lojtarit i cili flitet se pas Udinezes mund të riveshë përsëri fanellën bardhezi.