Largohen Mourinho dhe Ronaldo, gati revolucioni te Real Madrid
Jose Mourinho do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, për këtë janë të bindur të gjithë në Spanjë. Madje është zbuluar edhe shifra, që Florentino Perez do t'i japë trajnerit për të zgjidhur kontratën, e cila skadon në 2016-n: plot 10 milionë Euro.Presidenti duket i lodhur nga Mourinho, mbi të gjitha kur kujton mungesën në ceremoninë e "Topit të Artë". Portugezi kishte thënë se duhej të punonte për Realin, por në të vërtetë shkoi për të parë të birin teksa luante. Një zhvlerësim imazhi, të cilin Perez nuk e ka kapërdirë akoma. Duke i shtuar kësaj edhe paraqitjet e dobëta të madrilenve në këtë sezon futbollistik, ku priten ti japin lamtumirën e parakohshme çdo kompeticioni, presidenti i "Mbretërorve" kërkon largimin e portugezit nga kryeqyteti Madrilen.I njëjtë duket edhe fati i Cristiano Ronaldos, i cili nuk i është përgjigjur më propozimit për rinovimin e kontratës. Perez është i lodhur nga kjo situatë dhe mund ta lërë të largohet ndërsa PSG është pretendenti kryesorë për të marrë dyshen e famshme portugeze.Por, projekti i Real Madrid nuk ndalet këtu. Me paratë e siguruara nga shitja e Ronaldos , plus një investim të vogël shtesë, Perez kërkon të sjellë në skuadër plot katër lojtarë të talentuar si Beil, Neymar, Isco dhe David Silva.Nëse arrihet kjo ide e drejtuezve të klubit kryeqytetas, atëherë mungesa e dyshes portugeze nuk do të ndjehej në ekip dhe skuadra do të vazhdojë të jetë pretendente në kompeticionet më të rëndësishme.