Turizmi malor në Pukë, çelet zyra e informacionit turistik

Puka mund të krenohet me pyjet e saj dhe me mundësitë e mëdha për turizëm malor. Me synim informimin në çdo stinë të vitit për të gjithë turistët që vizitojnë zemrën e malësisë së veriut, është inauguruar zyra e informacionit turistik.Për operatorët turistikë hapja e zyrës së informacionit ndihmon bizneset e tyre dhe njëkohësisht lehtëson edhe orientimin e turistëve.Hapja e Zyrës së informimit për turistët pritet të shoqërohet dhe nga hartimi i një guide turistike e cila ende i mungon rrethit të Pukës.Klima malore e bjeshkeve te larta, e luginave dhe pllajave të Pukës, dhe gjelberimi i pyjeve te ahut e te pishes, mbartin vlera kuruese dhe ndihmojnë në permiresimin e sistemit nervor dhe te semundjeve te zemres.