Italia “dridhet” nga kërcënimet e Shtetit Islamik, kërkon mbrojtje ndërkombëtare

Italia ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente ushtarake ndërkombëtare për të ndaluar kaosin në të cilin po bie Libia, duke garantuar ndihmë dhe monitorimin e armëpushimit në vendin e pushtuar nga konflikti dhe gjihashtu ofroi trajnimin e forcave të armatosura lokale.Pikërisht për të diskutuar rritjen e shpejtë të krizës në Libi, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më vonë gjatë ditës së sotme, ku fokusi do të vendoset në situatën e rëndë politike në vend.Aktualisht Libia qeveriset nga dy Qeveri paralele, njëra e vendosur në Tripoli dhe e mbështetur nga islamikët dhe tjetra e mbështetur nga Egjipti.Lufta për pushtet ka çuar në rritjen e grupeve ektremiste, ku rreziku real u shfaq të dielën e shkuar me publikimin e videos së ekzekutimit të 21 egjiptianëve katolikë nga Shteti Islamik në brigjet libiane.Ministri i Jashtëm italian,Paolo Gentiloni, tha në parlament se aleancat e mundshme mes milicisë lokale dhe militantëve të Shtetit Islamik, frymëzuar nga homologët në Siri dhe Irak, rrezikojnë destabilizimin e vendeve fqinje."Zonja Kryetare, kolegë deputetë, përkeqësimi i situatës në terren imponon, e theksoj, imponon ndryshimin e politikave dhe veprimeve të ndërkombëtarëve para se të jetë shumë vonë. Ka një rrezik evident nga aleancat e krijuara mes milicisë lokale dhe militantëve të Shtetit Islamik dhe situata duhet të monitorohet me kujdes maksimal," tha ai.Italia, ishujt jugorë të së cilës janë vetëm 300 kilometra larg nga brigjet e Libisë, ka ngritur alarmin për krizën e krijuar në libi e shkaktuar menjëherë pasi forcat perëndimore ndihmuan në rrëzimin Muamar Gadafi në 2011.Qindra e mijëra emigrantëve kanë mbërritur në Siçili me mjete krejtësisht të pasigurta, ku vetëm javën e kaluar u raportuan 300 të vdekur ne det.