Vlorë, tjetërsuan pronën shtetërore, AKKP çon në Prokurori 32 persona

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kallëzon në Prokurorinë e rrethit Vlorë, 32 persona me akuzën e "falsifikimit të dokumentave" në bashkëpunim dhe "të pastrimit të produkteve të veprës penale".Shtetasit e kallëzuar akuzohen se kanë tjetërsuar pronën shtetërore duke përdorur dokumentacion të fallsifikuar.“Gjatë hetimit administrativ të kryer për verifikimin e disa tjetërsimeve të pronës dhe pasurisë shtetërore, të realizuara në vite, AKKP ka identifikuar elemente të veprës penale. AKKP ka ngritur një grup pune, i cili ka vepruar në bazë të rekomandimeve të Task Forcës; për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore. Ky grup pune,i ngritur për të kontrolluar zonën e bregdetit shqiptar ka marrë në shqyrtim deri tani një numër të konsiderueshëm të rasteve të përcjella nga Task Forca” thuhet në njoftimin për media.Sipas AKKP, 32 personat e kallëzuar kanë shfrytëzuar përmes paraqitjes së dokumentave të fallsifikuara edhe sjelljet jo ligjore të institucioneve shtetërore, duke përfituar mbi pronën shtetërore dhe dukei i sjellë një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar.AKKP thekson se do të vazhdojë të vlerësojë të gjitha rekomandimet e ardhura nga Task Forca, për të çuar përpara drejtësisë të gjithë personat dhe subjektet që me anë mashtrimesh dhe fallsifikimesh kanë dëmtuar pronën shtetërore duke e tjetërsuar atë.