Bisedimet në pikë kritike, Tsipras pret qëndrimin e BE për marrëveshjen
Negociatat e Greqisë me Eurozonën janë në një pikë kritike. Kështu ka deklaruar kryeministri grek Alexis Tsipras pas një takimi që zhvilloi me Presidentin në largim Karolos Papoulias.Tsipras tha se shteti helen ka dorëzuar propozimet e tij, ku kërkohet dhënia fund e planit të masave shtrënguese dhe tashmë pret një përgjigje nga liderët e BE.Një zyrtar i lartë grek tha se Athina do kërkojë shtyrjen e marrëveshjes aktuale me 6 muaj, nëse BE nuk përfshin në të masat shtrënguese.Por Gjermania, një nga kreditorët më të mëdhej të Greqisë ka paralajmëruar se nuk mund të ofrohet një marrëveshje e tillë dhe se termat e paktit nuk mund të ndryshohen më.Tsipras tha se ndjehet mirë që ka fituar mbështetjen e popullit, në një kohë kaq të vështirë për vendin."Shpresojmë ta kalojmë këtë ngërç dhe të ecim përprara në rrugën e reformave," tha ai.Ndërkohë Banka Qëndrore Europiane do të vendosë sot nëse do të japë më kredi emergjente për Bankat greke.