Eksodi i kosovarëve, politika kosovare thotë se ikin nga varfëria e korrupsioni

Pse ikin kosovarët? Së paku politika atje duket se e ka një përgjigje. I ikin varfërisë dhe korrupsionit, tha deputetja e LDK, Vjosa Osmani. Në të njëjtën linjë ishte edhe Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë. Në një tryezë për pavarësinë e Kosovës, përfaqesues të Kosovës dhe Shqipërisë, kërkuan që për bashkëpunimin mes dy vendeve duhet kaluar në vepra. Ndërkohë për pavarësinë e Kosovës, zhvillimet e politikës atje dhe eksodin e kosovarëve, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani do jetë sot në orën 21:00 në Tonight Ilva Tare.Tiranë- Politika kosovare e ka pranuar se varfëria dhe korrupsioni janë arsyet kryesore që kanë detyruar eksodin masiv të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve europiane.Duke folur në takimin e zhvilluar nga Albanian Policy Center, deptuetja e LDK Vjosa Osmani dhe Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Blerand Stavileci, thanë se vetëm duke i parë në sy këto probleme, mund ti vihet fre largimit të tyre.Në të njëjtën linjë edhe sociologia, Ulpiana Lama, pasi kishte biseduar me qindra kosovarë që prisnin në stacionet e trenave për t’i ikur Kosovës.Në tryezë, politikanë të rinj të Kosovës e Shqipërisë apeluan që për bashkëpunimin mes vendeve, është koha që të kalohet nga fjalët në vepra.