Muzeu Historik Kombëtar: 2014, viti me ardhurat më të larta

2014 ishte një vit i suksesshëm për Muzeun Historik Kombëtar.Edhe Muzeu Historik Kombëtar kërkon të mos i lërë të ardhurat të kalojnë në buxhetin e shtetit. Pas Galerisë edhe Muzeu kërkon që të ardhurat të vihen në dispozicion për investime në Muze. Viti 2014 ka shënuar një bum në të ardhurat nga vizitorët ku janë mbledhur 90 milion lekë të vjetra.Tiranë-Rritja e të ardhurave ishte më e larta që prej vitit 1981, e megjithatë kalimi i tyre në buxhetin e shtetit mbetet shqetësues për institucionin dhe drejtori Melsi Labi kërkon ndryshim të tij.Por megjithatë Labi pohon faktin se ende fondet e vëna në dispozicion janë të pamjaftueshme dhe se që prej pesë vitesh Muzeu nuk pasurohet me objekte arkeologjike dhe historike për shkak të çmimeve të tyre tepër të larta e të papërballueshme.Në janar të 2015 ka nisur edhe funksionimi i biletarisë elektrorike, ndërsa prioritare për Muzeun Historik Kombëtar mbetet bashkëpunimi me institucionet arsimore për të rritur kështu vëmendjen e brezit të ri.