Lëvizje te RENEA, transferohen 7 efektivë, mes tyre 2 praktikantë myslimanë
7 efektivë të Forcave Speciale "RENEA" janë transferuar pa asnjë motivacion, ndërsa 2 prej tyre janë praktikant të besimit mysliman.Një paradoks tjetër është se mes të larguarve janë edhe disa efektivë, të cilët ishin caktuar për te ruajtjen e sigurisë fizike të kryeministrit Rama gjatë vizitës në Beograd më datë 10 nëntor të vitit të kaluar.Po pse janë transferuar këta punonjës?Sipas pretendimeve të ish-efektivëve të RENEA-s, largimet janë bërë vetëm mbi baza politike, duke akuzuar për largimin e tyre Drejtorin e Përgjithshëm, Artan Didi.Në rregulloren e brendshme të repartin RENEA theksohet se e vetjma mënyrë për t'u emëruar ose për tu transferuar është testimi.A janë transferuar nëpërmjet testimit 7 efektivët e RENEA-s?Më keq akoma, në rastin kronkret të 7 efektivët janë lëvizur nga detyra 3 ditë përpara testit vjetor, çka perbën një shkelje ligjore.Ora News ka arritur të sigurojë kërkesa zyrtare të kryepolicit Didi drejtuar efektivëve të transferuar, ndërsa nga ana tjetër zyra për shtyp pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Policinë e Shtetit shprehet se transferimet janë bërë për "nevoja pune" dhe nuk ka asnjë prapavijë politike ose fetare.Të gjithë të larguarit nga reparti RENEA kanë vite të tëra që shërbejnë në Policinë e Shtetit dhe kanë qenë të vlerësuar e çertifikuar nga ICITAT dhe OSCE, në vende si Amerikë, Angli, Gjermani, Frane etj, duke arritur edhe pikët maksimale në këto testime.7 ish-efektivët e repartit do të përballen në gjyq me drejtorin Artan Didi për të rivendosr në vend dinjitetin e tyre, duke kërkuar dëmshpërblimin moral dhe monetar për vitet e tëra që kanë shërbyer në Policinë e Shtetit.Ja shtatë efektivët e larguar nga puna1- G.Z2- B.T3- L.S4- I.D5- A.B6- R.B7- A.L[caption id="attachment_466841" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Efektivet e larguar[/caption]