Sektori i energjisë, OSHEE dhe KESH raportojnë para deputetëve

OSHEE pranon se ekzistojnë probleme me faturimet e konsumatorëve dhe pikërisht për këtë çështje ka premtuar se shumë shpejt kujdesi ndaj klientit do të reformohet. I pranishëm në Komisionin Parlamentar, kreu i saj Ardian Çela deklaroi se duhen 1 miliard euro për të sjellë sistemin e shpërndarjes në standartet e duhura. Deputetët kanë shprehur dyshime në lidhje me vendosjen e sahatëve inteligjentë.Tiranë- Kreu i OSHEE ka pranuar se ekzistojnë faturime abuzive, por premtoi se shumë shpejt do të reformohet shërbimi ndaj klientit dhe qytetarët do të paguajnë aq sa harxhojnë.Duke raportuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Çela deklaroi se qytetarët mund të ankohen në rast se kanë ankesa.Vendosja e matësave inteligjentë ishte një çështje e cila ngjalli diskutime dhe batuta në Komision.Ndërkohë për të sjellë sistemin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në standartet e duhura, Çela deklaroi se nevojiten rreth 1 miliard euro investime.Kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Agron Hetoja, bëri me dije se është hedhur në gjyq kontraktori i TEC-it Vlorë pasi nuk pranon të rregullojë defektet teknike.Dy kompanitë dhanë gjithashtu opinion e tyre në lidhje me projektligjin e ri për energjinë elektrike.