Fshati Adriatik në Durrës, zona buzë detit por krejt e harruar
Ndodhet buzë detit, por fshati Adriatik në Durrës, është ndër zonat që duhet menduar dy herë para se të shkosh. Shkak është infrastruktura e shkatërruar e këtij destinacioni turistik, që prej vitesh nuk sheh dorën e investimeve. Banorët të ardhur nga veriu i vendit thonë se ndihen të diskriminuar.Kanë ardhur nga Kukësi, me vendim qeverie në Adriatik të Durrësit, por për banorët e këtij fshati, investimi ende nuk ua ka parë derën.Për banorët mungesa e investimeve është një mënyrë diskrimini që u bëhet si të ardhur nga veriu i vendit.Sektori i plazhit rinia është ndër destinacionet më interesante për natyrën e paprekur buzë detit në Durrës, por rruga që të çon drejt tij është pothuajse e pakalueshme për automjetet.Kryeplaku i fshati Adriatik thotë se nuk pretendohet për zhvillim turizmi, sa kohë që zona është fshirë nga harta e investimeve.Rruga e sektorit Rinia, vite më parë ngjasonte me një autostradë, por punimet jocilësore dhe mungesa e kanalizimeve e katandisën në një rrugë bagëtish.