Shpërthimet me eksploziv, në gjurmët e një tjetër grupi
Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë mundur të bien në gjurmët e një tjetër grupi kriminal, që montonte dhe vendoste eksploziv në disa atentate të ndodhura në vend.Të dhënat e para operative dhe zbardhja e tabulateve telefonike kanë konkluduar se rreth 9 atentate me tritol, mes të cilave 3 në Shkodër dhe 2 në Durrës janë kryer nga persona të paguar nga 20 deri në 25 mijë euro.Dy vrasje dhe një e mbetur në tentativë, janë krimet e fundit që kanë mundur të zbardhin dhe mënyrën sesi funksionte grupi.Kristi Pine, 24 vjeçari i cili u arrestua diten e dielë nga Policia e Tiranës ka zbardhur edhe dilemat sesi dhe kush i porosiste atentatet me eksploziv.Sipas tij, urdhrat vinin nga qelitë e një prej burgjeve të sigurisë së lartë, ndërsa prokurorët i kanë ofrur atij statusin e bashkëpunëtorit.Alfred Qefalia, është personi i dytë ndaj të cilit ekzistojnë të dhëna se ai ishte personi që dyshohet se montonte bombat e tritolit.Prokurorët janë diskrete në dhënien e informacioneve në lidhje me 9 ngjaret ku mendohet se kanë vepruar këta persona.Ajo që bëhet e ditur është se përveç rasteve të mëparshme, në këtë Prokurori është hapur një tjeter dosje e cila duket se e konkuron atë të vrasësve me pagesë, pjesë e së cilës është Julian Sinanaj.