Adrian Civici në Kronikë e Pambaruar flet për ekonominë shqiptare në tranzicion - 18 Shkurt 2015

Në emisionin "Kronike e Pambaruar" Diana Çuli pati të ftuar profesor Adrian Civicin, president i Universitetit Europian të Tiranës.  Adrian Civici është autor  i një numri jo të paktë librash me temë nga ekonomia dhe libri i tij i fundit Transformimi i madh, bën pjesë në këtë  kompleks të rëndësishëm idesh dhe analizash të ekonomisë shqiptare dhe asaj botërore.Gjatë emisionit u prekën disa tema mjaft interesante: ekonomia socialiste e regjimit të kaluar – shkaqet e dështimit të saj, si ndikoi në rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare prishja me BS dhe me Kinën, cilat ishin arsyet kryesore pse ekonomia jonë e asaj kohe ishte më keq se gjithë ekonomitë e vendeve të ish- kampit socialist, etj.Në pjesën e dytë të emisionit u trajtuan çështje të ekonomisë së tranzicionit shqiptar: teoria e terapisë shock dhe ajo e gradualizmit, pse shqiptarët zgjodhën të parën, skemat piramidale, a mund të pengohej rënia e tyre, kushtet e Fondit Monetar Ndërkombëtar – pro-të dhe kundra-t, sfidat e sotme të ekonomisë sonë etj.Piramidat e 1997, Ardian Civici: Sot të vjen turp, u mashtruam nga njerëz si Sudja e Xhaferri