Mbetjet spitalore, Shoqëria Civile protestë në Tiranë

Aktivistë të organizatave ambientaliste mbajtën në Tiranë një protestë sensibilizuese për trajtimin e mbetjeve spitalore, pas investigimit të televizionit “Channel One”.Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile u kanë dërguar një letër ta hapur Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës të reagojnë per skandalin e mbetjeve spitalore, që hidhen në zona të banuara dhe në lumenj që derdhen në Detin Adriatik.