Prokopis Pavlopoulos Presidenti i ri i Greqisë, u zgjodh me 233 vota
Sikundër dhe pritej, Prokopis Pavlopulos është Presidenti i ri i Greqisë.Kandidati i propozuar nga kryeministri Tsipras u zgjodh me 233 vota në parlamentin grek.Ish-deputet dhe ministër i Brendshëm i Partisë Konservatore, Prokopis Pavlopulos, zëvendëson në këtë detyrë Karlos Papulias.64-vjeçari ka shërbyer në periudhën 2004-2009 në qeverinë e Partisë Demokracia e Re – tani opozita kryesore në vend.Pavlopulos është profesor drejtësie dhe deputet, por ka një të kaluar të diskutueshme sa i përket periudhës si Ministër i Brendshëm, kur policia qëlloi adoleshentin Aleksandros Grigoropulos në 2008, vdekja e të cilit shkaktoi protesta të dhunshme në Athinë e qytetete të tjera në Greqi.Emërimi Pavlopulos erdhi në fakt i papritur, pasi flitej gjerësisht për komisioneri e Migracionit të BE-së Dimitris Avramopulos.Edhe pse Presidenca greke është kryesisht ceremonial si insitucion, sërish ishte shkaku i zgjedhjeve të parakohshme të 25 janarit që solli në pushtet Syrizen.