Burrneshat pas Festivalit, kritikët njohën një pjesë të Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2015, 16:41
Edhe pse nuk nuk arriti të fitontë çmimin Ariu i Artë në festivalin e Berlinit, "Burrneshat" mbetet një ndër filmat më të përfolur, për shkak se realiteti shqiptar është paraqitur ashtu siç ai është në të vërtetë.Bashkëprodhuesja e filmit, Sabina Kodra, për Ora News rrëfen se kritikët dhe dashamirësit e artit botëror të pranishëm në Festival pas shfaqjes së "Burrneshave" u shprehën të entuziazmuar pasi kishin arritur që falë tij të kuptonin Shqipërinë dhe shqiptarët, pjesë këto të cilat më parë nuk i njihnin.Pas Festivalit të Berlinit, "Burrneshat" do të marrë pjesë edhe në evente të tjera botërore për artin dhe kulturën, projekte të cilat do të bëhen publike shumë shpejt.