Amerika i mbush mendjen Greqisë të pranojë marrëveshjen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në krizën mes Greqisë dhe vendeve të tjera të Eurozonës, për t'i mbushur mendjen Qeverisë së Syriza-s të pranojnë kushtet e vendosura nga vendet e tjera të Eurozonës.Sekretari amerikan i shtetit, Xhek Lju, i ka telefonuar ministrit grek të Financave, Janis Varufakis, për ta këshilluar që të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur fjalën e përbashkët me kreditorët.Ai mësohet se e ka paralajmëruar kryenegociatorin helen që mosarritja e marrëveshjes do ta vinte në pozita të vështira Greqinë dhe gjithë Europën.Dhe duket që telefonata e Sekretarit amerikan ka bërë efekt, pasi pritet që të enjten Greqia të depozitojë zyrtarisht kërkesën për shtyrjen për gjashtë muaj të marrëveshjes, një ditë para afatit të fundit të vendosur nga Eurogrupi pas mbledhjes së të hënës.Greqia dhe kreditorët kanë pasur mosmarrëveshje për formulën e shtyrjes së marrëveshjes ekzistuese prej së cilës asaj i janë dhënë 240 miliardë dollarë në vitin 2012.