Jetesa me qera, banorët e lagjes "Kushtrimi": S’krahasohet me një shtëpi

Në ditën e tretë të ndërhyrjes në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, janë shembur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes mbi 105 banesa nga 133 që preken nga projekti i Transballkanikes. Për banorët ndonëse nuk kanë bërë rezistencë gjatë shembjes së banesave, jetesa me qera nuk do të jetë e lehtë, për shkak të të ardhurave të pakta.Vlorë- Mbi 100 objekte u prishën në ditën e tretë të ndërhyrjes së IKMT në lagjen “Kushtrimi”.Projekti i zgjerimit të Transballkanikes për t'u bashkuar me autostradën Vlorë-Levan, do t'u prishë banesat rreth 133 familjeve.Por si janë sistemuar banorët e prekur nga ky projekt i Transballkanikes?Niko Llambro, një prej dhjetëra banorëve të mbetur pa shtëpi, ku jetonte sëbashku me prindërit e moshuar dhe familjen e vëllait rrëfen se ka mbetur në qiell të hapur, ndërsa prindërit ka mundur ti sistemojë tek të afërmit.Jashtë kamerave banorët thonë se qeraja dy vjet që do t'u paguhet nga shteti, nuk mund të krahasohet me humbjen e një banese ku ata kanë investuar të ardhurat nga puna e një jete.