Bora “paralizon”Turqinë, pezullohen për 3 orë fluturimet në Ataturk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2015, 15:32
Në aeroportin Ataturk të Stambollit kanë rinisur fluturimet, pas pezullimit të tyre për afro tri orë, për shkak të stuhisë së borës.Më shumë se 200 fluturime u anuluan për sot dhe nesër për shkak të situatës së krijuar.Aeroporti i Ataturkut është qendra kryesore e trafikut ajror në Turqi. Reshjet e borës kanë ndërprerë edhe disa linja të transportit publik në Stamboll, përfshirë tragetet.Stuhia ka detyruar edhe mbylljen e ngushticës së Bosforit, për shkak se vizibiliteti është i dobët.