10 mijë euro ndihma nga Presheva për familjet e përmbytura në Fier

Fier-Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kontribuuar me 10 mijë euro mallra për familjet e prekura në zonat e përmbytura në Qarkun e Fierit.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka ndjekur nga afër shpërndarjen e ndihmave, nga ku theksoi se "Emergjenca kaloi, dhe brenda javës do të bëhen kompesimet e fundit në Fier dhe në Vlorë",Gjatë vizitës në Fier Veliaj shoqërohej edhe nga përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tirane, Zineb Touimi-Benjelloun, e cila deklaroi se OKB ka dhuruar 50 mijë dollarë në ndihma ushqimore për familjet e përmbytura.Kontributi i shqiptarëve nga Maqedonia e Presheva është përshëndetur përmes një postimi në rrjetin Facebook nga Kryeministri Edi Rama."Sot kanë arritur ndihma nga shqiptarët e Maqedonisë e Preshevës faleminderit me mirënjohje të thellë e një përqafim vellazëror të gjitheve!".