Ndërtimet informale në Durrës, 23 mijë qytetarë janë vetëdeklaruar
Vetdeklarimet për ndërtimet informale kanë sjellë 23 mijë aplikime vetëm në Durrës.Drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, shpjegon se legalizimi i këtyre ndërtimeve do të realizohet në bazë të proçedurave ligjore.Ndërkohë që Shijakun e përcakton si një prej zonave me numrin më të vogël të dhënies së lejeve të legalizimit.Pas mbylljes së proçesit të vetdeklarimeve për ndërtimet informale në qytetin bregdetar të Durrësit numërohen rreth 23 mijë aplikime.Drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, deklaroi se legalizmi i ndërtimeve pa leje do të zbatohet në bazë të proçedurave të parashikuara nga ligji në fuqi.Shijaku është një nga zonat me numrin më të vogël të dhënies së lejeve të legalizimit. Në këtë zonë janë bërë gati 2500 leje të punuara gjatë muajve të fundit dhe po shpërndahen pjesë-pjesë.Afati i vetëdeklarimeve për ndërtimet informale është mbyllur në fund të muajit janar pas një shtyrje me të paktën një muaj për shkak të fluksit të qytetarëve që aplikonin pranë zyrave të ALUIZNI-t.