PD: OSHEE ndëshkime kolektive me fatura skandaloze për të plotësuar planin
Partia Demokratike ka denoncuar sot një rast të abuzimit të OSHEE, ku sipas saj po gjobiten qytetarët. Në një dalje për mediat nga PD, Reila Bozdo tha se në qytetin e Laçit 7 familje të një pallati janë faturuar me të njëjtën vlerë. Kjo sipas Bozdos nuk është faturim sipas konsumimit, por gjobë ndaj qytetarëve për të plotësuar planin OSHEE.“A mund të ndodhë që 7 familje të një lagjeje, madje të një pallati, të kenë shpenzuar për muajin dhjetor-janar, të njëjtën sasi energjie, prej 300 mijë lekë secili. Po, kjo mund të ndodhë me OSHEE-në e Edi Ramës. Ja ku kemi këtu 7 fatura identike, edhe me shifrat pas presjes për 7 familje në qytetin e Lacit.Eshtë e qartë se kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit. Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin.”Deklarata e Plotë"Zbulohen 7 fatura identike për banorët e një pallati në Lac, të ngarkuar me 30 mijë lekë në muaj secili. Kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit. Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin. Eshtë sjellja tipike e keqbërësve të OSHEE, të cilët po ndjekin direktivën për të rrjepur shqiptarët deri në qindarkën e fundit, për të mbuluar keqmenaxhimin, dështimin, dhe vjedhjet e mëdha që po bëjnë qeveritarët me energjinë.Çdo ditë zbulohen raste të reja të arbitraritetit të qeverisë ndaj qytetarëve në faturimin e energjisë.Sa më shumë bën propagandë Edi Rama në salla me regji, aq më shumë bie poshtë ajo në realitet, atje ku OSHEE sillet si bandë keqbërëse ndaj konsumatorëve e familjarëve.A mund të ndodhë që 7 familje të një lagjeje, madje të një pallati, të kenë shpenzuar për muajin dhjetor-janar, të njëjtën sasi energjie, prej 300 mijë lekë secili.Po, kjo mund të ndodhë me OSHEE-në e Edi Ramës.Ja ku kemi këtu 7 fatura identike, edhe me shifrat pas presjes për 7 familje në qytetin e Lacit.Eshtë e qartë se kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit.Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin.Eshtë sjellja tipike e keqbërësve të OSHEE, të cilët po ndjekin direktivën për të rrjepur qytetarët deri në qindarkën e fundit, për të mbuluar keqmenaxhimin, dështimin, dhe vjedhjet e mëdha që po bëjnë qeveritarët me energjinë.Janë me qindra e me mijëra fatura si këto në gjithë vendin. Ky është ndëshkim, asgjë tjetër.Del e flet për falje e raporte me qytetarin, por ja cila është e vërteta.Partia Demokratike i kërkon qytetarëve të ankimojnë e të kundërshtojnë me cdo mjet të ligjshëm deri në fund të tilla abuzime.E paralajmërojmë OSHEE-në, e cila merret cdo ditë me propagandë dhe është kthyer në një zyrë sulmi ndaj opozitës, të zbatojë ligjin.Cdo abuzim e keqtrajtim i qytetarëve sot, janë një provë mbi të cilën ata do të japin nesër llogari, secili, nga i pari tek i fundit."