Gëzim Myshketa rikthehet në TKOB edhe si regjisor
Rikthehet në skenën e TKOB Gëzim Myshketa por këtë herë jo vetëm në rolin e Gianni Schichit por edhe si regjisor i shfaqjes. Vjen me një vision të ri, modern të cilat janë koncepte të reja për publikun shqiptar.Gezim Myshketa: “Kam një vizion komplet ndryshe, jam përpjekur që të prek që gjërat mos të jenë të dukshme dhe të lezueshme, por të jenë gjëra që provokojnë trurin e spektatorit dhe e fusin në një botë imagjinare.”Myshketa pranon se skenës shqiptare i mungojnë shumë elemente por kjo nuk do të thotë se veprat nuk mund të realizohen edhe pse jo në standardet e teatrove botërorë.Gezim Myshketa:“Skenës shqiptare… tani është si të thuash si është Amerika si është Shqipëria. Kur këto që kemi japin me të vërtetë maksimumin e tyre për realizimin çdo gjë bëhen. Është e rëndësishme që të bëhen gjëra me gusto”Gëzim myshketa ngjitet në skenë pas premierës së dhjetorit por edhe këtë hërë ai performon pa marrë asnjë vlerë monetare pasi për të e rëndësishme mbetet emocioni që i dhuron publikut shqiptar.Gezim Myshketa:“Na është thyer pak besimi ne shqiptarëve se mendojmë, kur ky e bën gati cfarë ka prapa….Nuk ka asgjë prapa, prapa është dëshira për të ardhur, të bësh dicka për publikun tënd, të jesh mes shqiptarësh”Pas përfundimit të shfaqjes në TKOB Gëzim Myshketa premton se do të këtë të tjera bashkëpunime me artistët shqiptarë të cilat do të realizohen shumë shpejt.