U kap me gati 200 mijë lekë ryshfet, gjykata burg për mjekun neurolog

Gjyqtari, Florjon Kalaja, ka lënë ne burg mjekun e kempit të Vlores, Thoma Koçi, i cili akuzohet per korrupsion pasiv.Mjeku neurolog nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, pasi ndodhet i shtruar në spital për shkaqe shëndetësore.Ai u arrestua pas kallezimit te nje qytetari per pervetesimin e nje shume prej 50.000 lekesh te reja.Ne datën 12 shkurt në momentin e arrestimit në flagrancë nga policia e Vlorës mjekut Thoma Koçi, iu gjeten 200 mije leke te reja te ndara ne disa zarfa, si dhe 350 euro.Ndërkohë pritet dalja nga spitali, në mënyrë që të ekzekutohet masa e dënimit.