Dëmet në serën e luleshtrydhes, fermeri në Fier: 40 mln lekë i mori uji
Kostandin Troka: “Goja flet, por zemra dridhet”.Kjo është ndjesia e çdo dite i një prej fermerëve të komunës Frakull në Fier që u dëmtua nga përmbytja e lumit Vjosë.Kostandin Troka prej 4 vitesh merret me kultivimin e luleshtrydhes dhe dëmi që i'u shkaktua nga përmbytjet në 53 serat e tij llogaritet në rreth 40 milion lekë.Kostandini tregon se kjo ishte periudha për vjeljen e luleshtrydhes dhe nxjerrjes e saj në treg, ndërsa tani e vetmja zgjidhje i mbetet të paktën të ruajë bimët për të çelur lule të tjera.Veç shpenzimeve për bimën, fermerit i duhet të nxjerrë dhe rrogat e 10 punëtorëve.Kostandin Troka: “ Gjithsej këtu janë një hektar e gjysëm të përmbytura, siç e shikoni ju. Prodhimi ishte i pritshëm tani, që është sezoni për vjelje.Ai na i mori në këtë kohë.Duam tu ruajmë ndonjë kokërr nga ato lulet, por akoma nuk jemi të sigurtë do shpëtojnë apo jo, se janë përmbytur.Edhe shpenzimet janë shumë të mëdha. 1 dynym luleshtrydhe të bëra vete 6-7 milion lekë”.Ndërsa Troka kërkon ndihmë nga shteti, kreu i Komunës Frakull, Viktor Cervanaku, tregon se të gjithë fermerët e dëmtuar do të marrin dëmshpërblim në masën qe u takon.Viktor Cervanaku: “ Tokë bujqësore bëhet fjalë për 1000 herarë, të mbjella me jonxhë, grurë, dhe kultura të tjera. Në veçanti 40 hektarë janë sera në luleshtrydhe. Dhe dëmtimi më i madh që është bërë, është bërë në serat e luleshtrydhes.Qeveria e ka marrë shumë seriozisht për të shpërblyer fermerët. Sesa do jetë shpërblimi, atë ne do ta shohim kur të dorëzojmë dokumentacionin përkatës, në zyrat përkatëse.Sipas fermerit Troka humbja e 60% të produktit do të shënojë pashmangshmërisht rritje të çmimit të luleshtrydhes në treg.