Ndërron jetë pronari i Nutella-s

Mikele Ferrero, njeriu më i pasur në Itali dhe pronari i fabrikës së njohur mbarëbotërore të çokollatës ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.Vdekja e tij ka nxitur menjëherë spekulimet se kush do ta pasojë në krye të kompanisë, për të kontrolluar edhe linjën e bizneseve të familjes "Ferrero Group", e cila që nga fundi i reçencionit që pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm është zgjeruar, jo vetëm në Itali por në mbarë botën.Grupi në fjalë, i njohur për prodhimin e çokollatës së famshme Nutella, kekun e famshëm me arra dhe bajame Ferrero Rocher dhe kinderat e famshëm për fëmijë, shihet nga analistët dhe bankierët më të njohur në Itali, si kompani me vlerë të paçmueshme.Miliarderi 89 vjeçar ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Monte Karlo, pas një sëmundjeje të gjatë. Zhovani, djali i Ferreros dhe shefi ekzekutiv i "Ferrero Group", në 2013 refuzoi lajmet se kompania italiane ishte blerë nga gjigandi zvicerian "Nestle" dhe deklaroi prerazi se "Nutella" nuk ishte në shitje.Një njeri fjalëpak që i shmangej sa herë mundej shfaqjes në publik dhe publicitetit të tepërt, arriti të shndërrojë çokollatën e famshme të krijuar në fabrikën në Piedmont, në një prodhim gjigand botëror. Ishte i ashpër dhe drejtonte kompaninë me një grusht të hekurt por ishte shumë i dashur dhe i respektuar nga punonjësit e tij, kushtet e punës së të cilëve ishin mbresëlënëse.Deri para pak vitesh, Ferrero udhëtonte çdo ditë me helikopter nga vila e tij luksoze në Monte Karlo drejt fabrikës qëndrore në qytetin piktoresk Alba në veriperëndim të Italisë, për të provuar produktet e reja dhe për të ndihmuar dizenjatorët me ide. Revista prestigjoze "Forbes" e ka përshkruar Ferreron si babain e çokollatave më të pasur në planet, duke u renditur në vendin e 30-të si njeriu më i pasur në botë, me pasuri neto 23.4 miliardë dollarë.