Greqi, Varufakis optimist për marrëveshje me kreditorët
Ministri grek i Financave, Janis Varufakis, është optimist se do të arrihet një marrëveshje me Eurogrupin të hënën, qoftë edhe në sekondat e fundit. Duke folur për mediat greke një ditë para takimit vendimtar të së hënës me homologët e Bashkimit Europian, Varufakis tha se pret që gjërat të shkojnë më mirë se në takimin e fundit gjatë javës së kaluar."Zhvillimet e ditëve të fundit më kanë dhënë shumë shpresë që, pavarësisht mendimeve të ndryshme, të dy palët kanë dëshirë që të gjejnë fjalën e përbashkët mes marrëveshjes ekzistuese dhe propozimit tonë të ri, që do t'i japë fund krizës së vetëshkaktuar dhe që do të rikthejë besimin mes palëve," tha Varufakis për "Ekathemerini"-n.Në takimin e së mërkurës nuk u arrit asnjë marrëveshje pasi Greqia nuk pranoi të firmoste deklaratën e përbashkët të ministrave të financave në të cilën thuhej se programi ekzistues, që përfundon më 28 shkurt, do të zgjatej.Athina kërkon që marrëveshje të ketë modifikime. Për këtë, të premten delegacione teknike nga qeveria greke, Komisioni Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u takuan për të vendosur bazat e takimit të së hënës. Edhe pse është arritur kompromis në shumë çështje, Varufakis thekson ka ende pika ky kreditorët e mendojnë ndryshe nga Athina, siç janë privatizimet, apo reformat fiskale.