Prangoset lypsari në Korçë, kërkonte para nën kërcënimin e thikës

Një efektiv i policisë së Korçës ka arritur të arrestojë në flagrancë një të ri, i cili u kërkonte qytetarëve para nën kërcënimin e thikës.Ngjarja është shënuar paraditen e së dielës në zonën e pedonales, një nga zonat më të populluara të qytetit të Korçës.Menjëherë sapo ka parë ngjarjen, një efektiv i policisë ka ndërhyrë për ti marre thikën të riut, i cili vuan nga probleme mendore, por ai ka kundërshtuar deri ne momentin kur edhe me ndihmën e një qytetari u arrit ti merrej arma e ftohtë, e më pas u bë shoqërimi i tij në komisariat.Por menjëhere pas verifikimit, agresori është lënë i lirë me urdhër të Prokurorisë pasi përmasat e ngjarjes nuk i përmbushin kushtet për t'u hetuar, duke qenë se është person me probleme mendore.Ndërsa prindërit e tij kanë deklaruar se djali i tyre shkon ç'do ditë një një qendër ditore për persona me probleme.[caption id="attachment_465118" align="alignnone" width="655"]f3 (Në foto: lypsari i arrestuar në Korçë)[/caption]