24-vjetori i PD Çorovodë, Ristani akuza qeverisë për lidhje me krimin
Akuzat për lidhjen e qeverisë me krimin nuk kanë ndalur as në 24 vjetorin e themelimit të PD në degën e Çorovodës. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili ka hedhur këto akuza në adresë të qeverisë Rama.Arben Ristani : “ Janë të lidhur me krimin. Që kur kanë ardhur në pushtet kanë qenë të lidhur me krimin. Kanë kriminalizuar të gjithë shoqërinë shqiptare. Ju i keni dëgjuar të gjitha denoncimet që ka bërë PD çdo ditë. Nuk mundet që në Shqipëri të ndërtohen laboratorë droge pa marrëveshje me shtetin. Policia e di, por mbyll një sy dhe e lë mënjanë”.Nga ana tjetër, Ristani i ka atribuuar qeverisë së djathtë të 8 viteve përgatitjen e Shqipërisë për hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave si dhe ndërtimin e rrugëve dhe shkollave. Ristani gjithashtu i ka bërë thirrje maxhorancës që të mos implikojë policinë e shtetit për zgjedhjet lokale siç u bë në vitin 2000, ku sipas tij, policia u implikua në manipulimin e zgjedhjeve.