Ermonela Jaho e Gëzim Myshketa, 2 premiera në skenën e TKOB
Mbrëmjen e 14 shkurtit u ngjitën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dy emra të njohur të skenës shqiptare si sopranoja Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa."Suor Angelica" dhe "Gianni Schicchi" janë dy shfaqjet të cilat zgjatën secila për rreth 60 minuta.E para në skenën e TKOB u ngjit Ermonela Jaho me "Suor Angelica", premiera e cila në thelb ka historinë e një vajze të rritur në një familje konservatore, por që lind një fëmijë jashtë martese.Për këtë arsye familja e mbyll në një manastir dhe Angelica nuk e njeh kurrë fëmijën e saj.“Suor Angelica” ka një fund tragjik,ajo vret veten pasi e sheh këtë si mundësi për njohjen e fëmijës së saj në botën e përtejme.Pas kësaj drame në skenë vjen Gzim Myshketa me "Gianni Schicchi", një komedi e cila vë në lojë jetën dhe ndjenjat egoiste dhe aspak humane të borgjezëve dhe këtë e bën pikërisht një djalë i vogël i sapoardhur në metropol.Pas shfaqjes publiku, shprehet se Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa janë dy figura të cilat arrijnë të përcjellin emocione të veçanta, duke bërë që ata vetë të futen në brendësi të personazheve.Një urim i veçantë për të dyja shfaqjet u përcoll edhe nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila falenderoi dy figurat e njohura dhe të gjithë trupën e TKOB."Suor Angelica" dhe " Gianni Schicchi" do të ngiten në skenë edhe në datat 16, 18 dhe 20 shkurt në orën 19:00 në skenën e TKOB.