Universiteti në Kukës, protesta masive nga banorët nëse nuk rihapet

Nëse nuk rihapet filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës, do të ketë protesta masive nga ana e qytetarëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.Një vendim i tillë unanim duket se është marrë nga Këshilli i Qarkut të Kukësit, të cilët i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të kthejë mbrapasht vendimin e saj për mbylljen e këtij filiali.Kryetari i Qarkut Kukes, Ibsen Elezi: “ Janë një numër i madh studentësh, në 30% kanë qenë jashtë rrethit të Kukësit.Çfarë do të thotë që ka pasur një emër të mirë, se në kundërt nuk mund të vinë 30% e studentëve nga rrethe të tjera. 70% e studentëve kanë qenë nga Kukësi dhe ka zgjidh problem për një numër të madh familjesh që nuk kanë mundësi ti dërgojnë me studime në Tiranë”.Në filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës, vijojnë studimet e larta më shumë se 1400 studentë nga Kukës, Hasi e Tropoja në tre degët, ekonomik, infermieri dhe gjuhë e huaj.Ky filial u hap në vitin 2007 me një numër të kufizuar studentësh, por vit pas viti numri i tyre ka ardhur në rritje.Vitin e kaluar Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi mbylljen e tij, vendim që duket se nuk do të pranohet lehtë nga banorët e qarkut më të varfër në Shqipëri.