Danimarkë, reagon kryeministrja Hel Torning-Shmid pas sulmeve terroriste

Siguria është në maksimum në Kopenhagen pas sulmeve të një dite më parë ku në dy ngjarje të ndryshme dy vetë mbetën të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur. Policia vendase raportoi se mendohet të ketë vrarë autorin. Shefi i policisë, Torben Jensen, tha se i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve që kishin shkuar për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit dhe pas të shtënave ai mbeti i vrarë.Për ngjarjen reagoi edhe kryeministrja Hel Torning-Shmid, e cila u zotua se vendi nuk do të dorëzohej përballë këtyre atentateve.Kryeministrja Hel Torning-Shmid : "Danimarka është goditur nga terrori. Por e vetmja përgjigje që mund të japim është se do ta mbrojmë demokracinë dhe Danimarkën. Nuk jemi mes një beteje ndërmjet Islamit dhe Perëndimit, nuk është betejë mes muslimanëve dhe jo-muslimanëve, por një betejë mes vlerave të lirisë dhe ideve të errëta".Frika se mund të ketë sërish sulme të ngjashme është e madhe në Kopenhagen dhe qytete të tjera të Danimarkës. Policia këshilloi banorët të mos dilnin në qendër të qytetit duke nënvizuar se nuk kishte asnjë urdhër për të qendruar në shtëpi.Në sulmin e parë një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën ndërsa ishin duke marrë pjesë në një debat për islamin ku ishte i pranishëm edhe karikaturisti Lars Vilks, i cili ishte bërë më parë pre e kritikave për karikaturat e profetit Muhamed. Në sulmin e dytë një pjesëtar i komuniteti hebre u qëllua për vdekje dhe dy oficerë u plagosën pranë sinagogës kryesore të qyteti