Prezantohet projekti i shkollës profesionale "Kolin Gjoka", gati brenda 2016

Nxënësit e Shkollës së mesme profesionale "Kolin Gjoka" në qytetin e Lezhës, shumë shpejt do të kenë një godinë bashkëkohore.Projekti i ndërtimit të kësaj shkolle është prezantuar në një ceremoni ku ishin të pranishëm mësues të kësaj shkolle, autoritetet vendore, deputetë si dhe zëvendës.ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula.Sipas Zv.Ministres Gentjana Sula, pergjigjia e sfidës që ka qyteti për arsim profesional vjen me ndërtimin e kësaj shkolle.Shkolla e re profesionale në Lezhë do të ndërtohet tek ajo ekzistuese, e cila do të shem bet plotësisht.Fondi për ndëritimin e shkollës profesionale është mundësuar nga delegacioni europian, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në muajin janar të vitit 2016-të.