Akuzat e PD, Rrapaj: S'kam qenë i dënuar, Prokuroria të hetojë për shpifje

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit ka hedhur poshtë akuzat e PD, e cila pretendon se ka probleme me drejtësinë. Në një dalje për mediat, Rapaj tha se deklaratat e PD janë shpifje. Rrapaj i kërkoi Prokurorit Adriatik Llallaj që të rihapë kallëzimet për shpifje që janë bërë nga kreu i Këshillit të Agrobiznesit në vitin 2006.Agim Rrapaj: “Zëdhënësja e PD doli dje në media me deklaratë të rreme, të mbushur me shpifje drejtuar publikut, ku thotë: Agim Rrapaj është i dënuar për shpërdorim detyre. Deklaroj me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, se unë Agim Rrapaj nuk kam qenë dhe nuk jam dënuar asnjëherë për shpërdorim detyre.Agim Rrapaj është i dënuar për shpërdorim detyre me fondet e grandit japonez me projektin 2KR. Deklaroj me fakte dhe prova të pakundërshtueshme se nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë i dënuar për shpërdorim detyre të fondeve të projektit 2KR. I kam paditur në Prokurori për shpifje në vitin 2006 me prova dhe fakte, por organizatorët e këtyre shpifjeve shpëtuan nga hetimi dhe dënimi, sepse dikush u bë dhe ishte ministër i PD, dikush u bë këshilltar i ministrit, dikush drejtor kabineti.. e kështu me radhë.I kërkoj Prokurorit të Republikës Adriatik Llalla që të rihapë sa më parë kallëzimin për shpifje dhe shpërdorim detyre që unë kam bërë në vitin 2006 për ish-ministrin e Bujqësisë. Nëse Prokuroria e Shtetit do të bëjë detyrën për kallëzimet që unë kam bërë dhe do të dali e vërteta, unë dhe familja ime do të shpëtojmë nga këta shpifës ordinerë. Por edhe kryeministri Edi Rama duhet t’i qëndrojë deklaratës së bërë në Kuvend për kriminalizimin e shpifjes që edhe Shqipëria të shpëtojë nga këta kriminelë tepër të rrezikshëm”