Moxhi në “Jamais Vu”: Maradona njeri i rrallë por i brishtë, Igli Tare fjalëpak

Luçiano Moxhi, ish drejtori i përgjithshëm i skuadrës italiane të Juventusit ka qenë përballë gazetarit Mustafa Nano në emisionin “Jamais Vu” në RTV Ora News për tu përgjigjur në një intervistë fotografike. Ai ka folur për figurën e Maradonës, ku e ka quajtur atë si një njeri të brishtë, por të rallë. Ndërsa ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, Moxhi e konsideron si një njeri punëtor dhe fjalëpak. Luçiano Moxhi: “Maradona ishte nga ata lojtarë që nuk mund të dilte ditën nga shtëpia se do t’i vërsuleshin të gjithë tifozët për ta përqafuar e për t’i kërkuar autografe. Kështu qe ai preferonte të dilte vetëm natën. Kjo ishte drama e tij. Bëri një jetë aspak të rregullt. Shpesh nuk vinte dhe në stërvitje. Nëse e shohim si njeri e gjykojmë në një mënyrë, si lojtar në një mënyrë tjetër. Ishte një lojtar i rrallë, por njeri i brishtë. Megjithatë më duhet të them që Maradona ishte njeri altruist që e donin shumë shokën, sepse ai vetë dinte t’i bënte ata që ta donin. Ai nuk dinte të fliste keq për shokët. Por dinte t’u bënte dhurata atyre dhe napolitanëve. Pastaj flasim dhe për njeriun që binte pre e drogës. Që të gjykojmë Maradonën duhet të gjykojmë dy njerëz”.Por a do ta kishit marrë Maradonën te Juventusi? Kësaj pyetje të moderatorit të emisionit Luçiano Moxhi iu përgjigj: Luçiano Moxhi: “Si lojtar do ta kisha marrë. Si njeri do doja ta korrigjoja. Por është e vështirë të korrigjosh njeri me problem. Për napolitanët Maradona ishte Zoti. Ndërsa në Torino nuk ka Zot, atje është tjetër gjë”.Më pas u shfaq një foto ku ishte shkruar ky ushtrim matematike: 2+2 = 5. Pyetjes se cilët janë ata që kanë interesa të bëjnë një zgjidhje të tillë, Moxhi iu përgjigj: Luçiano Moxhi: “Gazetat bëjnë këtë që 2+2 =5. Ata krijojnë mite, duhet t’i vlerësojmë gazetat për diçka por jo për diçka tjetër. Një botë pa gazeta nuk do të ishte një botë e bukur si tani. Megjithatë ato krijojnë mite. Në Tokio ne na thërrisnin “skuadra e Maradonës” jo Napoli. Gjithashtu Juventusi ishte “skuadra e Del Pieros”. Na identifikonin kështu. Kjo ishte puna e gazetave, kështu e kishin ngritur mitin e tyre. Ka lojtarë që janë bërë kampionë më shumë nga sa janë falë punës së njerëzve që këtë e kthejnë në marketing. Nëse një sportist jep intervista më shumë në një gazetë ata e bëjnë hero dhe ndodh e kundërta kur nuk jep intervista”.Në fotografinë e fundit të emisionit u shfaq portreti i Igli Tares. Duke parë këtë foto Luçiano Moxhi tha: Luçiano Moxhi: “Ai është një drejtuesi i mirë, fjalëpak. Është një njeri që nuk bezdis, punon me kujdes. Ai preferon të rrijë urtë dhe të dëgjojë. Me siguri i kanë mësuar që është më e lehtë të flasësh se të dëgjosh, kështu që ai bën më të vështirën: dëgjon”