Terrori me tritol, Dule: Gishtin drejt krimit jo ndaj njeri-tjetrit

Aleati i socialistëve, Vangjel Dule, ka lënë mënjanë rezervat ndaj mazhorancës, duke i dalë në krah në luftën ndaj krimit.Kryetari i PBDNJ, duket se ka rezerva ndaj qëndrimit që ka mbajtur opozita  për sulmet me tritol, pasi apelon politikën që të bëhet bashkë. “Kur krimi merr fuqi, ne nuk duhet t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit,” thotë Dule.Vangjel Dule: “Edhe në rastin e akteve të tilla terroriste prekin ministër apo qytetar të thjeshtë, prekin strukturë shtetërore apo biznes privat, duhet të na gjejnë të gjithëve të bashkuar në një front kundër saj. Dhe shembujt e Europës dhe botës së civilizuar janë të panumërt. Në vendin tonë, në vend që të unifikojmë zërin ne derjtojmë gishtin dhe jo kundër krimit dhe terrorizmit por kundër njëri-tjetrit”.Dule i ka kthyer një përgjgje jo vetëm opozitës, por edhe zërave brenda mazhorancës, për punën e qeverisë në përballimin e përmbytjeve duke deklaruar se ekzekutivin  nuk mund të testohet vetëm në situata emergjenceVangjel Dule: “Dekadat e fundit, fenomenet e natyrës janë shpeshherë të paparashikueshme, dhe rrjedhimisht mekanizmat duhet të jenë të orientuara drejt situatave më të paparashikueshme. Mbi të gjitha ajo që mungon sërish në vendin tonë, se në raste të tilla emergjente dhe katastrofash humanitare, bota politike unifikohet, ndërsa tek ne ajo polarizohet”.Kreu i PBDNJ në Korçë në ceremoninë e unifikimit të  dy organizatave OMONIA që kane vepruar deri më sot në juglindje të vendit.