Dy atentatet në Kopenhagen, rrëfimi përmes fotografisë i ankthit në kryeqytetin e Danimarkës

Vetëm pak kohë pas ngjarjeve të Parisit, sulmet terroriste me objekt karikaturistët janë rikthyer në Danimarkë. Një person u vra dhe tre policë u plagosën gjatë një sulmi të armatosur të regjistruar në një kafene në Kopenhagen, ku po zhvillohej një diskutim mbi islamin dhe lirinë e fjalës me temë “Art, Blasfemi dhe Liria e fjalës”, ku ishte i ftuar edhe karikaturistyi suedez Lars Vilks. Ky i fundit është në listën e organizatorëve islamikë ekstremistë që prej vitit 2007 kur ai botoi një karikaturë të profetit Muhamed.