Aksident në Vorë, kamioni përplas makinën, 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2015, 12:02
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në rrugen nacionale Fushe Kruje-Vore.Nje kamion me targa AA 316 IM me drejtues Kujtim Monin, banues në Shkodër ka goditur automjetin me targa AA 985 IP që drejtohej nga Xhemali Cani banues ne Fushë Krujë.Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë tre personat që udhëtonin në një automjet tip “Seat”.Një prej të plagosurve është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 2 personat e tjerë në qendrën mjeksore të Fushë Krujës.Nga hetimet paraprake të policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së vëmendjes nga ana e drejtuesit të kamionit.