Afron dita e Pavarësisë, nis zbukurimi i NEWBORN në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2015, 11:28
Siç është bërë zakon që prej vendosjes së tij në qendër të Prishtinës me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, obelisku NEWBORN, që simbolizon lindjen e shtetit më të ri në Europë, do të ridekorohet edhe në këtë përvjetor të shtatë.Të shtunën, ai është lyer me të bardhë dhe që nga dita e djeshme, njerëz të ndryshëm kanë mundësi të pikturojnë dhe të shkruajnë mbi të ç'të duan për të uruar vendin për ditën e shënuar.Dhe qytetarët e Prishtinës nuk kanë nguruar ta shfrytëzojnë këtë mundësi.