Banesat sociale, Bashkia e Tiranës ka gati 170 emrat përfitues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2015, 11:14
Banesat sociale të Bashkisë së Tiranës do të nisin shpërndarjen në muajin shkurt të këtij viti.Miratimi do të kalojë më parë në Këshillin Bashkiak dhe kjo pritet të ndodhë në mbledhjen e së enjtes.Komisioni i Vlerësimit do të dorëzojw në Këshill 170 emra, persona të pastrehë që kanë bërë aplikimet, kanë dorëzuar dokumentacionin dhe që kanë marrë “ok” nga Komisioni.Në këtë mënyrë merr fund dhe pritja e gjatë e qytetarëve përfitues të këtyre apartamenteve në zonën e Shkozës. Përpara një viti Bashkia e Tiranës ka marrë në dorëzim nga firma ndërtuese 385 apartamente.Hapësirat në këto hyrje variojnë nga 1+1 deri në 3+1 dhe pagesa e qerasë mujore është më e lirë krahasuar me qeratë e tregut. Qeraja për një hyrje është nga 4-10 mijë lekë.