Bulizmi në shkolla fenomen shqetësues, shtohen rastet
Konflikte mes adoleshentësh me pasoja tragjike për jetën e tyre mund të jenë fundi i asaj që më herët ka nisur si dhunë psikologjike apo fizike mes tyre.Ndryshe njihet me termin bulizëm, fenomen që ndodh shpesh në shkolla, ku viktima janë fëmijët dhe abuzuesit bashkomashatarët e tyre.Në Shqipëri numri i fëmijëve nga mosha 13-15 vjeç që denoncojnë rastet e bulizmit po rritet dita-ditës.“Nga raportimet që kemi marrë gjatë këtyre viteve shërbim, që fëmijët kanë raportuar pranë Linjës Kombëtare të Këshuillimit për Fëmijë, ata kanë raportuar në këto 5 vite shërbim 410 raste. Arsyet që zihen adoleshentët apo fëmijët janë të ndryshme, duke filluar që nga një zënkë e thjeshtë, që nga epitetet që mund tu vihen këtyre fëmijëve e deri pastaj në zënka që patjetër kanë pasoja.., kemi pasur dhe viktima”.Zërave shqetësues për një rritje permanente të fenomenit bulizëm i shtohen dhe nxënësit që jo vetëm e pranojnë si fenomen që ndodh brenda mureve të shkollës, por që në të tilla raste nuk kanë ti drejtohen pasi psikologët që veprojnë pranë gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare shpesh mungojnë.Nxënësi: “ Si çdo shkollë, “Sami Frashëri” është një shkollë me 1600 e ca nxënës dhe sigurisht që edhe raste të tilla ka.Psikologia nuk është çdo ditë në shkollën tonë, mban dy-tre shkolla njëkohësisht, nuk e di si funksionon kjo. Akoma shoqëria jonë nuk shkon drejt psikologes. Pavarësisht mikpritjes apo gjithçka që mund ti bëjë ajo, ka një prirje më shumë për tu mbyllur rreth vetes sesa për të shkuar dhe gjetur zgjidhjen te psikologia”.Bulizmi kohët e fundit përbën edhe një kërcënim që vjen online. Një studim i fundit i World Vision në vendin tonë, tregon se nga 900 fëmijë dhe të rinj të pyetur, 45% të tyre pranojnë se kishin përjetuar vjedhjen e profilit në facebook, tallje dhe ngacmime publike në rrjetet sociale.47% e tyre pohuan se ishin konstaktuar online nga të panjohur të paktën njëherë gjatë vitit të fundit, ndërsa 44% e tyre shihnin rregullisht çdo ditë pornografi.