Zgjedhjet e qershorit, Berisha: PD me aleatë, PS e vetme, po i ikin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 21:23
Pas mbledhjes me kryetarë të qarqeve ne selinë e PD, kryeministri Berisha ka siguar se fushata zgjedhore e kësaj partie do të jetë qytetare. Ndërsa nga ana tjetër ka deklaruar se PD shton aleatët e saj dhe në 20 vjet nuk i është larguar asnjë parti aleate.Sërish kreu i ekzekutivit ka hedhur akuza ndaj kreut të PS, se po i ikin aleatët dhe ka vijuar të theksoje se PD është në diell të plotë dhe jo e ftohur.Ndërkohë që ka sqaruar se takimi me kryetare të qarqeve ka pasur si temë fushatën për zgjedhjet parlamentare të qershorit.