Laç, shembet godina, zë poshtë 18-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 13:13
Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në Laç pas shembjes së një ndërtese të vjetër.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ish-uzinën e superfosfatit të Laçit ku 18-vjeçari Gjin Lleshaj ishte duke mbledhur skrap në momentin kur një pjesë e godinës është shembur duke e zënë poshtë adoleshentin.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 18-vjeçarit nga gërmadhat.