PD-Ramës: Trego dokumentet e tokës, shtëpisë dhe pallatit

Partia Demokratike  i ka bërë sërish thirrje kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, të bëjë publike origjinën e parave të tij për blerjen e tokës, ndërtimin e shtëpisë së re dhe atë të kredisë pa interes të marrë nga bashkëshortja e tij.Në një konferencë për mediat,  zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka përsëritur kërkesën për transparencë të faturave të blerjes së tokës, pasi sipas PD-së çmimi I deklaruar nga Rama është qesharak“Çmimi qesharak i 2 eurove për metër katror, nuk ekziston, ndërkohë që të tjerët e blejnë atë me më shumë se 60 USD ndaj ju bëjmë thirrje ti thoni se çfarë fshihet pas këtij cmimi? Gjithashtu PD-ja i kërkon Ramës të bëjë transparente edhe origjinën e 1 milionë eurove, që po investohen në këtë shtëpi prej 900m katrorësh si dhe për pallatin e bashkëshortes së tij, Linda Basha” theksoi zëdhënësjaGjithashtu PD-ja, kërkoi që të zbardhet me dokumenta zyrtare, origjina e 100 milionë lekëve, kredi pa interes dhënë bashkëshortes së tij sëbashku me 2 leje ndërtimi, që sipas saj  i është dhënë bashkëshortes së kryesocialistit në konflikt të hapur me ligjin, madje duke anulluar edhe lejen e një qytetari tjetër në po atë vend.