Morën peng dhe masakruan 23-vjeçarin Oligert Kreka, gjykata 110 vite burg për 7 autorët
110 vite burg për 7 të rinjtë që morën peng dhe masakruan 23-vjecarin Oligert Kreka në 14 mars 2011 në fshatin Barc të Korcës. Kjo është masa e sigurisë dhënë nga gjykata e Korcës, ku trugi gjykues ka dhënë me nga 18 vite burg për Emiljano Nazifin, Aldi Nazifin dhe Daniel Veshi, nga 15 vite burg për Izmir Ravollin dhe Ilir Zeneli, 10 vjet për për Gardiol Kananin dhe Manol Qazimi është dënuar me 7 vite burg.7 të rinjtë janë shpallur fajtorë për dy veprat penale të heqjes së paligjshme te lirisë dhë të plagosjes së rëndë më dashje me pasojë vdekje të kryer në bashkëpunim.23 vjecari Oligert Kreka u mor peng nga të rinjtë më njerin prej të cilëve kishte patur një konflikt të hershëm dhe pasi është rrahur barbarisht në një shtëpi të baraktisur në fshatin Barç pas disa orësh ka gjetur vdekjen në spital.