Haxhinasto takon fasonët: Qeveria do t’iu mbështesë, siguroni lëndën e parë
Biznesi fason po kalon situatë të vështirë për shkak të krizës ekonomike. Pikërisht për këtë, kreu i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika, kërkoi mbështetjen e qeverisë për të përballuar vështirësitë me të cilat po përballen.Fasonistët kërkuan miratimin e një pakete fiskale, e cila të përmbajë rimbursimin e TVSH-së, shkurtim procedurash për marrjen e vërtetimit për të përfituar nga skema si dhe përfshirjen në të edhe të ndërmarrjeve që nuk janë eksportuese, por që prodhojnë mallra "Made In Albania".Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i METE, Edmond Haxhinasto, premtoi se në mbledhjen e ardhshme të Këshillitkonsultativ të biznesit do të diskutohet për një paketë të vetme fiskale ku do përfshihen kërkesat e fasonëve.Biznesi fason ka të punësuar rreth 100 mijë persona, duke dhënë një ndikim të ndjeshëm në mirqënien e familjeve shqiptare.